Sherr me thika në Tiranë/ 2 prej tyre përfundojnë me plagë në spital,tre të arrestuar

137
Sigal

Një sherr me thika ka ndodhur mes disa të rinjve në kryeqytet ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar 3 persona në lidhje me këtë ngjarje.

Në pranga janë vënë M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe S. S., 39 vjeç. Ndërkohë po punohet për kapjen e M. Xh., 27 vjeç i dyshuar për veprën penale tentativë vrasje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;
– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.