Sherr me thika mes të rinjve në Kamëz, tre të plagosur

521
Sigal

Një sherr masiv mes të rinjve ka ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz.

Si pasojë e sherrit, janë plagosur me thikë tre adoleshentë 17-vjeçarë.

Nga konflikti, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E.Daku, R.Bani dhe Sh. Duraku, të gjithë 17-vjeçarë.

Konflikti mësohet se ka nisur për motive të dobëta, ndërsa gjithçka ndodhi jashtë një marketi.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat dy autorë të dyshuar.