Sherr me grushta mes dy grave, bëhet ‘sebep’ uji për vaditje, përfundon në spital njëra prej tyre

63
Sigal

Një konflikt mes dy grave në fshatin Kamenicë të Korçë ka ndodhur ditën e sotme, ku njëra prej tyre përfundon në spital.

Burime bëjnë me dije, se sherri mes dy grave ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa shkak dyshohet se është bërë uji për vaditjen e tokave, të cilin njëra prej grave e ka mbyllur ndërsa komshia tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.

Sherri ka filluar me fjalë, ndërsa ka përfunduar duke u goditur fizikisht me grushte.

Njëra prej grave u soll në spitalin e Korçës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në komisariat po shoqërohet shtetasja tjetër, ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e ngjarjes.