Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka plagosur bashkëfshatarin e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Farkë të Vogël.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 20-vjeçari me inicialet A. M., akuzohet se ka goditur me mjet prerës E. Q., 52 vjeç.

Pas ngjarjes i plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak pas ngjarjes autori i ngjarjes është arrestuar.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 25. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi më datë 24. 09. 2018, në fshatin Farkë e Vogël, ka goditur me mjet prerës shtetasin E .Q., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.