Sherr me bashkëfshatarin në Shkodër, 40-vjeçar tenton ta vrasë me çifte

640
Për pak sa nuk është kthyer në tragjedi një sherr banal mes dy personave në Shkodër.
40-vjeçari Zefjan Çuni, pas një sherri që ka pasur me bashkëfshatarin e tij, 40-vjeçarin me iniciale Z.Ll, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej ky i fundit.
Fatmirësisht, 40-vjeçarin nuk e ka kapur asnjë plumb, ndërsa policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
Pas hetimeve të para, blutë e Shkodrës sqarojnë se materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sigal