Ballina Aktualitet Sherr masiv me thika në Korçë, plagosen tre të rinj. Dërgohen me...

Sherr masiv me thika në Korçë, plagosen tre të rinj. Dërgohen me urgjencë në spital

324
Sigal

Një sherr me thika ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Policia informon sesi pasojë e sherrit, kanë mbetur të plagosur 3 të rinj. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.