Shën Valentini në Tiranë – Klosi: Kemi nevojë për të dhënë e marrë më shumë dashuri

736
Mes mesazhesh të shumta dashurie është festuar edhe në Tiranë festa e të dashuruarve. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë përmes aktiviteteve përçoi mesazhet e dashurisë ndaj njërit-tjetrit, ndërsa nuk mungonin lulet dhe dhuratat e shkëmbyera mes çifteve.
Dita e të dashuruarve ka gjallëruar rrugët e kryeqytetit ku të shumtë ishin çiftet që kanë zgjedhur të shijojnë këtë ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në aktivitetin “Dashuria dhurohet në shumë mënyra”, nxënësit e shkollave të arsimit profesional dhe Qendrat e Formimit Profesional kishin krijuar surpriza për të dhënë mesazhe dashurie.
Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, tha se kjo është një ditë për të dhuruar më shumë dashuri.
Klosi: Ne kemi shumë nevojë që në një shoqëri si shoqëria shqiptare të kemi shumë më tepër dashuri dhe të kemi shumë më tepër dhurim dashurie. Sëbashku me nxënësit e arsimit profesional dhuruam diçka për qytetin, dhuruam diçka për natyrën.
Mes të rinjve dhe më të moshuarve festa e të dashuruarve duket se merr kuptime të ndryshme.
“54 vjet që jam martuar me gruan. Tani Zoti e di sesa do ecim. Është marrëdhënia burrë dhe grua, marrëveshjet, dashuria”.
“Do shëtisim, qenka shumë ditë e bukur sot. U uroj të gjithë të dashuaruarve një ditë sa më të bukur”.
Kodrat e Liqenit si dhe parku “Rina” edhe këtë vit u ndezën nga ngjyra e kuqe e dashurisë.
Sigal