Shembet ndërtesa 10-katëshe, humbin jetën tetë persona, plagosen 29 të tjerë. Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

294
Sigal

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese 10-katëshe, mëngjesin e ditës së sotme në Kajro, në Egjipt.

Mediat e huaja shkruajnë se numri i të plagosurve raportohet 29, ndërsa autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë për të bllokuarit në rrënoja.

E para që u shpëtua nga rrënojat ishte një vajzë gjashtë-vjeçare, prindërit e së cilës janë zhdukur.

Të plagosurit u dërguan në dy spitale në Kajro dhe qeveria tha se kishte ngritur një komitet teknik për të inspektuar ndërtesat pranë dhe për të përcaktuar nëse ishin dëmtuar nga shembja.