Shehu: Dy herë u mbars mali dhe nuk polli as një mi

598
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, u shpreh se nga bisedimet shqiptaro-greke në Korçë nuk rezultoi asgjë konkrete. “Siç ishte parashikuar, fatkeqësisht asgjë konkrete dhe e rëndësishme mbas bisedimeve Kocias-Bushati. Pa u larguar nga aventurizmi politik edhe në diplomaci, pa u bërë të besueshëm për partnerët, nuk mund të arrihen marrëveshje të rëndësishme, jo vetëm me Greqinë, por me secilin nga ata”, u shpreh Shehu. Sipas tij, sado të tentosh të “gëlltisësh atë që ke nxjerrë” në mënyrë spekulative, nuk arrin dot lehtë e në kohë të shkurtër të kthehesh në faktor të rëndësishëm tashmë. “Fatkeqësisht politikat, së paku aventureske të Rilindjes, e kanë larguar Shqipërinë nga ai rol i saj shumë i rëndësishëm për ne e për Rajonin, i humbur mbas vitit 2013. Le të shpresojmë e punojmë për kohë më të mira e produktive”, tha Shehu, duke nënvizuar: “Dy herë u mbars mali, në Kretë e në Korçë dhe nuk polli as edhe një mi”.
Sigal