Shefja e Epidemiologjisë : ‘Masat për mbajtjen e maskave nuk kanë qenë efektive’.

269
Sigal

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka pohuar në një komunikim televiziv, se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk kanë qenë shumë efektive.

Sipas Binos, respektimi i masave është një vendim individual i qytetarëve dhe se nuk është mbajtur siç duhet, ndërkohë që ka shtuar se është e paqartë se sa do të zgjasë kjo situatë pandemike.

Si do të jetë Covidi në dimër? A kemi arritur imunitetin e tufës?

Bino: Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga imuniteti i tufës. Shmangia e sëmundjeve infektive bëhet nëpërmjet metodave të kontrollit, pra metoda si vaksinimi. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave.

A po japin efekt masat e marra?

Bino: Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në gushë të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale.