Shefja e Epidemiologjisë bën parashikimin: Piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk do të dalim nga karantina

418
Sigal

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka treguar sot se deri kur mund të zgjasë gjendja e izolimit në Shqipëri.

Në një lidhje me emisionin “Open’ në Top Channel, Tomimi u shpreh se dhe prilli do jetë muaji i pikut dhe koronavirusi do vijojë të veprojë.

Sipas Tominit piku mund të arrihet në mesin e prillit dhe pa u ulur kurba nuk mund të fillojmë daljen nga karantina.

“Është një virus i panjohur për mbarë botën. OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale. Mund të kthehet në mbarë botën jo vetëm në vendin tonë. Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet”- tha Tomini.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar.