Shefi i urgjencës: Brenda 2-3 ditëve pritet orar i ri kufizimi

268
Sigal

Shefi i urgjences, Skënder Brataj shprehet se ai do të ishte pro marrjes së një vendimi për kufizim të shërbimeve në lokale dhe restorante, duke i lënë vetëm në shërbime shpërndarje, ose siç quhet ndryshe delivery.

Brataj theksoi se “Personalisht mendoj se këto ambiente ndikojnë në përhapjen e virusit Covid. Në Itali kam qenë këto gjashtë muaj dhe lokalet dhe restorantet kanë pasur shërbime delivery. Shqiptarët janë mësuar me mënyra të tjera, por duhet të përshtaten me situatat tjera”.

Sa i përket nëse do të ketë një orar tjetër mbylljeje, Brataj shtoi se ka pasur vende që e kanë mbyllur më herët në ora 18:00, por kjo situatë do të shihet në ditët në vijim.

Komiteti Tenkik po ndjek nga afer situaten e Covid dhe brenda 2-3 diteve pritet të jap qendrimin e ri, duke u mbështetur te raportet e vlersimit të dhëna nga këto masa te reja që u morën, ku kufizimet ishin nga ora 06:00 deri në ora 20:00.