Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që të garantohet siguria e të dhënave personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve. Ajo me përfaqësues të partive politike, foli për 14 Majin.
Por Kim duket se i ka dhënë një shuplakë qeverisë për aplikacionin “Aktiv1sti”. Ky aplikacion është krijuar nga PS dhe përmes tij mbahet nën terror administrata. Ambasada e SHBA shprehet se në takimet që ka pasur, ambasadorja ka kërkuar që të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale.
“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, -tha ajo.
Pak ditë më parë doli një listë me të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni dhe doli ëartë se e gjithë administrata, por dhe gjyqtarë e prokurorë ishin në shërbim të PS.






















