SHBA bën publike emrat: Politikanët shqiptarë kriminelë e të korruptuar që u kemi dhënë lamtumirën

627
Sigal

Ambasadori
i SHBA-ve, Donald Lu në një bashkëbisedim live në Facebook, iu përgjigj
pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa bëri publike edhe emrat e atyre
politikanëve, që sipas tij, konsiderohen kriminelë e të korruptuar.

Lu tha se është përparim i
jashtëzakonshëm, pasi Shqipëria i ka dhënë lamtumirën një numri politikanësh
kriminelë dhe të korruptuar, duke vijuar më pas me emrat e tyre: Xhelili,
Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Ai shtoi se edhe dy të tjerë
përballen me akuza penale, Armando Prenga dhe Elvis Rroshi.

PYETJE­-PERGJIGJE

Katerina: Pyetja e parë është për korrupsionin
dhe vjen nga Dritan Qoku.Lu, jam i interesuar te blej një palë syze me të cilat
shohim vetëm mangësitë në drejtësi dhe nuk vëzhgojmë as korrupsion dhe as
kanabis. Nëse nuk shiten andej nga SOROS­i, a i fal ata të tuat?

Ambasadori Lu: Dritan,
faleminderit për këtë pyetje të parë shumë pikante. Patjetër mund t’i merrni
syzet e mia hua. I vetmi problem është që nuk shoh asgjë pa to. Më lejo të them
disa fjalë për korrupsionin dhe narkotikët. Së pari, në dy vitet e mia të
shkurtra këtu, kam parë përparim të pabesueshëm në luftën kundër korrupsionit
në Shqipëri. E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për
Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë
së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje
të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për
dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe
të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj,
Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga
dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i
jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar
është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim. Për
sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me gjasë do kemi disa pyetje
shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë se unë vlerësoj veprimin më
shumë se fjalët ndaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se kush mund të ankohet
me zë më të lartë për problemin e drogës por se si shqiptarët dhe partnerët
ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që ekzistojnë këtu dhe të punojmë
sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Tani, kemi
një pyetje nga Geo Taku. z.Lu! Duke u bazuar në një deklaratën tuaj të disa
kohëve më parë sipas të cilës ju keni thenë që: “Kush nga gjyqtaret ka një orë
më të shtrenjtë se vetura ime është i KORRUPTUAR” Pra nga ajo ditë e deri më sot,
keni gjetur ndonjërin??? Sepse po të keni gjetur, do të thotë që është i
korruptuar dhe duhet të shkojë në burg. Nëse nuk keni gjetur, do të thotë që në
Shqipëri nuk paska korrupsion. Atëherë pse ngrehëm gjithë këtë farsë të
Reformës, Vetingut e përralla me mbret!!!

Ambasadori Lu: Geo, shumë
faleminderit për këtë pyetje. Është e vërtetë – komenti im për orat ka tërhequr
shumë vëmendje nga gjyqtarë dhe prokurorë dhe nuk më ka ndihmuar të bëj shumë
miq në gjykata. Dua të flas për një çast për atë që ndodhi në Kosovë. Në
Kosovë, u zhvillua reforma në drejtësi. Në Kosovë, 35% e gjyqtarëve dhe
prokurorëve ose dhanë dorëheqjen ose u larguan si pasojë e reformës në
drejtësi. Mendoj se në Shqipëri ka mundësi që përqindja të jetë shumë më e
lartë. Kjo reformë po ecën përpara. Vetingu është pjesë kyçe e reformës. Jam i
bindur se pasi shqiptarët, me anë të këtij procesi, të jenë në gjendje të
largojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që nuk janë të kualifikuar apo
janë të manipuluar politikisht, kjo do të jetë një hap i stërmadh përpara për
vendin.

Katerina: Kemi një
pyetje tjetër për korrupsionin nga Ardenal Ferhati, i cili pyet: Ju përshëndes
kisha vetëm një pyetje : A ju ka lodhur politika Shqiptare, dhe çfarë sugjeron
për ne që ndihemi të lodhur nga politika a duhet të ushtrojmë presion që kjo
situatë absurde të ndryshojë?

Ambasadori Lu: Ardenal, në
shumë vende në botë, njerëzit janë të lodhur nga politika. Unë vetë si
amerikan, shoh lajmet çdo ditë dhe kur zgjohem në mëngjes shoh artikuj të
mbushur me mosmarrëveshje dhe retorikë shumë të fortë politike. Mendoj se më e
keqja që mund të bëjmë është të dorëzohemi. Në të dy shoqëritë tona, në
Shqipëri dhe në Amerikë, kemi sakrifikuar aq shumë për liritë demokratike që
gëzojmë sot. Ajo që besoj vërtet është për Shqipërinë është se ndryshimi është
kaq pranë. Dhe, teksa takjo të rinj në Shqipëri, jam i bindur se brezi i
ardhshëm i udhëheqësve do ta sjellë Shqipërinë tek një e ardhme më e ndritur
europiane. Ndaj, këshilloj pak durim, Dritan, madje sugjeroj edhe të mendosh të
jesh një nga ata udhëheqësit e brezit tjetër.

Merxhan: Kalojmë tek
disa pyetje për reformën në drejtësi; kemi marrë rreth 40 për këtë temë.
Fillojmë me Geri Llupo: Ambasador Lu, a keni një plan B për Ligjin e Vettingut
dhe reformën në drejtësi nëse Gjykata Kushtetuese e RSH e shpall atë anti­kushtetues
edhe nëse Komisioni i Venecias e deklaron atë si në përputhje me Kushtetutën e
re? Po në këtë drejtim, Ilir Vata bëri pyetjen që është pëlqyer më shumë në
faqen tonë: Shkëlqesi ambasador, Donald Lu! Pezullimi i ligjit të Vetingut nga
Gjykata Kushtetuese, mund të konsiderohet një investim i SHBA­së dhe BE­së i
shkuar dëm?! Ç’farë mesazhi keni për politikën shqiptare, sistemin e drejtësi
në tërësi dhe shqiptarët që presin me padurim, luftën ndaj korrupsionit?!
Faleminderit!

Ambasadori Lu: Shumë
faleminderit. Geri dhe Ilir, pyetje të mrekullueshme, madje pyetje që e di që i
bëjnë shumë shqiptarë. Plani A dhe Plani B për zbatimin e vetingut është i
njëjti – të respektohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatohet
Kushtetuta e Shqipërisë. Pra, përpara gjykatës është një vendim dhe ka dy
rezultate të dukshme. Njëri do ishte që gjykata të vendosë ta mbështesë ligjin,
që do të nënkuptonte se menjëherë pas kësaj, qeveria dhe parlamenti do të
zbatonin ligjin me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë. I dyti është që
gjykata mund të gjejë se ka probleme në ligj, gjëra që ata do kërkojnë të
ndryshohen. Më pas do t’ia kthejnë parlamentit dhe shpresoj që parlamenti do
t’i bëjë ato ndryshime shumë shpejt dhe do ta rimiratojë ligjin. Reforma po
ecën përpara pavarësisht nga kjo vonesë e vogël.

Katerina: Kemi një
pyetje tjetër mbi reformën në drejtësi. En Dri pyet: A do ta quanit të dështuar
punën tuaj si ambasador i SHBA në rast se nuk vendoset në zbatim reforma në
drejtësi? Dhe faleminderit për gjithçka që po beni per ne, ju jemi shumë
mirnjohës.

Ambasadori Lu: En Dri,
mendoj se është normale që shqiptarët të jenë pak të shqetësuar për zbatimin e
një reforme kaq të madhe dhe të gjerë. Ajo që dëshiroj të përsëris është se kjo
reformë është e pakthyeshme. U miratua me mbështetje unanime nga parlamenti dhe
është pjesë e kushtetutës tuaj. Nuk ka kthim pas. Nuk ka zmbrapsje të reformës.
Ajo që po ashtu besoj se është e vërtetë është që të gjithë partnerët tuaj
ndërkombëtarë janë në krah të popullit shqiptar për të ndihmuar që të jemi të
sigurtë për një zbatim me cilësi të lartë të reformës. Është një film që më
pëlqen shumë, quhet Apollo 13, dhe në atë film ka një shprehje të famshme, e
cila mendoj është e vërtetë edhe për këtë proces të reformës në drejtësi:
“Dështimi nuk është alternativë.”

Merxhan: OK, kalojmë
tek një pyetje nga Dritan Haxhia. I nderuar Ambasador Lu. A mund të na thoni si
ndiheni dhe si është e mundur për juve që të ruani një qetësi të lakmueshme,
gjate takimeve me disa nga ata drejtues të shtetit dhe parti politike shqiptare
duke e ditur Juve më mirë edhe se ata vetë se sa makarenj e të korruptuar janë?
Çfarë duhet bërë përfundimisht me ta? Suksese e punë të mbarë. Faleminderit.

Ambasadori Lu: Dritan, jam
lindur në Hollywood të Kalifornisë dhe gjyshja ime në fakt vjen nga Havai; ne
kalifornianët dhe havaianët njihemi në Shtetet e Bashkuara si njerëz të qetë,
shumë të tërhequr. Përveç kësaj, jam 50 vjeç, dhe në pak vite do mund të dal në
pension dhe di që do dal në pension në një vend të bukur si Kalifornia. Kjo
çështja e korrupsionit, e maskarenjve për të cilët flet ti, është e vërtetë në
të gjitha shoqëritë tona. Burgjet amerikane janë të mbushura me politikanë a
zyrtarë kriminalë a të korruptuar. Kemi në gjyq kryebashkiakë, kemi gjyqtarë,
kemi guvernatorë, kemi zyrtarë vendorë në burg për korrupsion. Çështja nuk
është nëse zyrtarët e korruptuar ekzistojnë, por nëse shoqëritë tona, shoqëritë
tona demokratike, janë aq të zgjuara sa t’i kapin. Jam mbresuar vërtet gjatë dy
viteve në Shqipëri. Populli shqiptar është shumë i zgjuar; kam besim të madh.

Katerina: Tani kemi
disa pyetje për drogën; kemi marrë rreth 20 pyetje për këtë çështje. Erenik
Peka pyet: Pyetja ime lidhet me një çështje dhe fenomen që shqetëson shoqërinë
shqiptare, çështja e kultivimit të drogës (kanabis). Si është e mundur që
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shprehur akoma se sa jemi të rrezikuar
nga ky fenomen kriminal që jemi rrethuar? Ju lutem na tregoni a jemi në rrezik.
Faleminderit dhe zoti ju bekoft! Irina bën të njëjtën pyetje: Për gjithçka keni
folur por vetëm për mbjelljen e kanabisit nga veriu në jug nuk keni folur.

Ambasadori Lu: Erenik dhe
Irina, ajo që është e qartë për mua është se puna e Guardia di Finanza­s,
shërbimit Italian që ka fluturuar mbi Shqipëri për të hartëzuar prodhimin e
drogave të paligjshme ka arritur në përfundimin se kultivimi i drogës është
rritur gjatë vitit të kaluar. Ajo që kam thënë më parë dhe dua ta përsëris tani
është se e gjithë qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë. Si partnerë të
huaj, mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Më lejoni të përmend disa nga
gjërat që Shtetet e Bashkuara i bëjnë tashmë. Së pari, Agjencia e Anti­Drogës e
SHBA – DEA – po punon ngushtë me autoritetet Shqiptare për të arrestuar
trafikantët e drogës – peshqit e mëdhenj – dhe jemi veçanërisht të përqendruar
tek ata që trafikojnë heroinë dhe kokainë nëpërmjet vendit tuaj. Së dyti, për
shtatë vite, kemi punuar me Ministrinë e Arsimit në shkollat e Shqipërisë për
të ndihmuar që të rinjve t’iu mësohen rreziqet e drogës. Në karrierën time kam
jetuar në shumë vende ku një brez i tërë është sakrifikuar prej përhapjes së
tmerrshme të narkotikëve të paligjshëm; dhe, e treat, me anë të trajnimeve,
ekspertizës sonë teknike dhe instalimit të teknologjisë komerciale, teknologji
të lartë skanimi, po mbështesim policinë e kufirit dhe doganat për të kapur më
shumë droga të paligjshme që hyjnë dhe dalin në kufijtë e Shqipërisë.
Megjithatë, dua vërtet të them për të gjithë ata që janë kritikë e asaj që po
ndodh dhe luftojnë në media për problemin e drogës, kërkesa që kam për të
gjithë ata është: ndaloni sherret dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që edhe
të pranojmë problemet serioze që ndodhin në Shqipëri por edhe të punojmë
sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Kemi një
pyetje për investimet amerikane në Shqipëri. Armand Alushaj pyet: Sa është
shuma e investimeve amerikane në Shqipëri dhe pse nuk punohet për t’i rritur
ato?

Ambasadori Lu: Armand,
faleminderit. Është e vërtetë që investimet amerikane janë të ulëta në
Shqipëri. Në fakt, me largimin këtë vit të investimeve në sektorin e naftës dhe
në Aeroportin e Rinasit, është në rënie. Tani, Shtetet e Bashkuara janë një
ekonomi e lirë, si Shqipëria; nuk mund t’i udhëzojmë kompanitë se ku duhet të
investojnë. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me qeveri të tjera për t’i
ndihmuar të ndërtojnë një mjedis biznesi që josh investime të huaja e vendase.
Në Shqipëri, kemi parë hapa shumë të mëdhenj përpara këtë vit, më i dukshmi,
reforma në drejtësi. Me reformën në drejtësi, investuesit ndërkombëtarë dhe
vendas do dinë se investimet e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura nga ligji.
Gjithashtu, kemi parë hapa përpara këtë vit në dhënien e lejeve të ndërtimit
dhe anti­korrupsionin për bizneset. Po punojmë çdo ditë me qeverinë Shqiptare
dhe komunitetin e biznesit për t’i ndihmuar të shohin çështje si shenjtëria e
kontratës, një regjim i parashikueshëm taksash, dhe të siguruarit që të drejtat
për të gjithë bizneset, vendas a të huaj, të jenë të mbrojtura me ligj. Kam
besim se nëse qeveria përqendrohet tek këto përparësi, investimet amerikane do
rikthehen në Shqipëri.

Katerina: Kemi disa
pyetje për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Skerdi Lamçellari thotë: Sa
herë bëj pyetje s’marr përgjigje! Zoti Lu sa dakord jeni me papunësine e
shqiptarëve, sepse nuk e keni prekur si temë ndonjëherë? Si e shpjegoni faktin
se shume të rinj duan te emigrojnë drejt ShBA? Dhe kur do i hiqni vizat me
miqte tuaj strategjik, partnerë të fortë sic e theksoni shpesh herë, apo do
vazhdojmë me shekuj të provojmë llotarinë amerikane?? Dhe Romina Kaloshi pyet:
I nderuar Zoti Ambasador, a mendoni se rinia shqiptare ka më ndonjë të ardhme
në këtë vend duke qenë se dëshira e të gjithëve është të largohen sa më parë?
Nqs po, mund të na e tregoni konkretisht sepse une si një prej të rinjve të
këtij vendi nuk arrij ta dalloj dot më?

Ambasadori Lu: Skerdi dhe
Romina, ma bëjnë shumë këtë pyetje. Në fakt, së fundi pata një bisedë me të
rinj në Universitetin Europian të Tiranës dhe do t’ju them atë që iu thashë
edhe atyre. Njerëzit më thonë se të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria e
megjithatë, unë nuk i takoj këta njerëz; nuk e besoj këtë histori. Mendoj se
është shumë e vërtetë që disa studentë duan të studiojnë jashtë, në vende të
tjera. Është e vërtetë në SHBA, është e vërtetë në Europë, është e vërtetë në
Shqipëri, është normale. Por takohem me shumë të rinj që duan të qëndrojnë këtu
në Shqipëri dhe duan të japin kontribut domethënës për zhvillimin e vendit. Ky
është një vend i bukur, me burime të bollshme natyrore dhe tokë të pasur
bujqësore. Megjithatë, ajo që besoj se është shumë e rëndësishme, është që të
rinjtë të ndjejnë besimin se pasi të punojnë fort në shkollë, në universitet,
dhe të diplomohen, se do të ketë vende pune që i presin kur të mbarojnë. Për
t’i pasur këto vende pune, është me rëndësi që qeveria dhe shoqëria të tërheqin
investime, të tërheqin investime nga shqiptarë dhe të huaj, të furnizojnë
aktivitet ekonomik dhe të krijojnë punësim. Me anë të kësaj, mund të shoh hapa
ecjeje përpara por të gjithë duhet të punojmë më shumë.

Merxhan: Skerdi Vila
ka njё pyetje pёr ushtrinё shqiptare: z. Ambasador, a kanё SHBA­tё ndonjё plan
pёr tё forcuar dhe modernizuar forcat e armatosura shqiptare?

Ambasadori Lu: Faleminderit,
Merxhan. Kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn neve na pёlqen vertetё tё flasim. Ёshtё
njё nga tre objektivat e qeverisё sё SHBA nё Shqipёri: ta ndihmojmё Shqipёrinё
tё jetё njё aleate mё e fortё e NATO­s. Jemi duke bёrё njё numёr gjёrash pёr tё
ndihmuar forcat ushtarake. Sё pari, i kemi dhёnё Shqipёrisё mundёsinё tё
shkollojё oficerё dhe ushtarё shqiptarё nё Shtetet e Bashkuara. Sё dyti, kemi
sjellё trajnime kёtu nё Shqipёri, trajnime intensive pёr forcat tuaja speciale.
Sё treti, kemi krijuar kapacitetet brenda forcave tё armatosura shqiptare per
njё pёrgjigje tё nivelit tё klasit botёror pёr identifikimin dhe çarmatimin e
eksplozivёve. Gjithashtu, po mbёshtesim me para, teknologji dhe pajisje pёr
modernizimin e forcave ushtarake dhe po i ndihmojmё ato tё jenё nё pёrputhje me
standardet e NATO­s.E fundit, por do tё thoja dhe mё e rёndёsishmja, ne punojmё
me Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e saj tё Armatosura pёr t’u siguruar qё tё
flitet pёr tё drejtat e njeriut nё forcat ushtarake, dhe pёr korrupsionin,
sepse ne besojmё qё nё fund tё fundit NATO nuk ёshte vetёm njё forcё ushtarake,
por edhe njё aleancё vlerash.

Katerina: Kёtu kemi njё
pyetje interesante. Gazmend Hasa pyet: Z. Lu, nga 1 tek 10, cilёn notё do t’i
vendosnit qeverisё PS­-LSI?

Ambasadori Lu: Gazmend,
pyetje e vёshtirё. Tё shoh nёse mund t’i pёrgjigjem kёshtu kёsaj pyetjeje: disa
ministrive tё kёsaj qeverije do t’i vendosja notёn 10. Disa ministrive tё tjera
do t’u vija notёn zero. Kjo qeveri po bёn punё tё rёndёsishme nё fushёn e
reformave, por gjithashtu disa pjesё tё qeverisё po zhgёnjejnё qytetarёt
shqiptarё dhe nuk po i pёrmbushin pritshmёritё. Tani, pyetja e arsyeshme qё do
tё pasonte do tё ishte: z. Ambasador, cilёt janё ata me notёn 10 dhe cilёt janё
ata me notёn zero. Mendoj se zbulimi i kёsaj i pёrket publikut shqiptar,
gazetarёve investigativё, dhe shoqёrisё civile. Do tё them gjithashtu se duhet
tё jem paksa i kujdesshёm si diplomat amerikan. Vazhdimisht provokohem nga
media qё pёrpiqet tё zbulojё nёse qeverisa e SHBA favorizon Socialistёt,
Demokratёt, apo LSI­nё. Dua ta them shumё qartё: ne jemi tё angazhuar tё bёjmё
detyrat tona. Nё rastin tim, kjo ёshtё tё pёrfaqёsoj popullin amerikan dhe pёr mua,
mёnyra mё e mirё pёr tё pёrfaqёsuar amerikanёt ёshtё tё kem marrёdhёnie me njё
spektёr tё gjerё partish politike nё mbёshtetje tё interesave amerikane.

Merxhan: Klajdi Gorrea
do tё dijё pёr integrimin europian. Klajdi pyet: a do tё bёhet ndonjёherё Shqipёria
vend europian? A mendoni se jemi nё rrugёn e duhur?

Ambasadori Lu: Klajdi, po hamendёsoj se je i ri.
Teoria ime ёshtё se njerёzit mё nё moshё, njerёzit qё kanё parё gjithё
ndryshimin e 25 viteve tё fundit, njё pjesё e madhe e kёtij ndryshimi shumё pozitiv,
mund ta shohin pёrparimin qё Shqipёria po bёn drejt njё tё ardhmeje europiane.
Pёr disa tё rinj ёshtё pak e vёshtirё ta shohin kёtё pёrparim, por mendoni si
ne tё huajt. Ne jemi paksa si ata qё udhёtojnё nё kohё, pasi na jepet mundёsia
ta shohim Shqipёrinё pas disa muajsh apo disa vitesh dhe e shohim ndryshimin qё
ndodh me hapa shumё tё mёdhenj. Para disa muajsh pata njё vizitё nga Ambasadori
John Withers, ish­ambasadori ynё kёtu, dhe sё fundmi, nё shtator, nga
Ambasadori Alex Arvizu. Tё dy ata kanё qёnё larg Shqipёrisё pёr disa vite dhe
ata u mahnitёn nga pёrparimi qё ky vend po bёn. Dhe do t’ju them me sinqeritet:
unё kam qёnё kёtu vetёm pёr dy vite dhe mё ka bёrё shumё pёrshtypje ajo qё kam
parё, pёr dekriminalizimin, pёr reformёn nё drejtёsi, pёr anti­korrupsionin.
Dhe pёr mua, prova mё bindёse se Shqipёria po ecёn pёrpara ёshtё fakti se disa
politikanё, gjykatёs dhe prokurorё tё korruptuar kanё frikё – dhe ndoshta ata
duhet tё kenё frikё – sepse ndryshimi po ndodh.

Katerina: Mendoj se
shumё prej nesh janё kuriozё pёr zgjedhjet nё SHBA qё do tё mbahen kёtё tё
martё. Sabail Gjyli pyet: Pёr kё do tё votoni mё 8 nёntor dhe pse?

Ambasadori Lu: Shumё prej
jush e dinё se qytetarёt amerikanё qё jetojnё jashtё vendit votojnё nёpёrmjet
postёs. Nё rastin tim, shteti i Kalifornisё mё dёrgoi me postё fletёn e votimit
para njё muaji. Gruaja ime dhe unё plotёsuam fletёt tona, i vulosёm nё zarf,
dhe i dёrguam me postё. Pra, unё kam votuar tashmё. Ajo qё di gjithashtu ёshtё
se si nёpunёs i qeverisё, si nёpunёs civil, unё duhet tё qёndroj neutral nё
publik nё lidhje me kёto zgjedhje. Pra, nuk mund t’ju tregoj se pёr kё votova,
por mund t’ju them se kushdo qё tё zgjidhet nё Uashington, unё do tё punoj pёr
tё. Nё Shtetet e Bashkuara kemi njё traditё pёr tё cilёn jemi krenarё, ku
nёpunёs civilё, punonjёs profesionistё tё qeverisё, punojnё me Demokratёt,
punojnё me Republikanёt, duke mbёshtetur kёdo qё do tё zgjidhet pёrfaqёsues i
vendit tonё.

Merxhan: Po na vijnё
mё shumё pyetje. Kjo nga Donald Hysaj. Pёrshёndetje, z. Ambasador. Do tё doja
ta dёgjoja nga ju personalisht, a ёshtё Amerika ashtu siç ne dёgjojmё e shohim
kёtu nё media? A janё rrugёt tё lyera me flori apo janё tё pista dhe tё errёta?
Dua tё them, a ia vlen ta lёsh Shqipёrinё pёr tё kёrkuar njё jetё mё tё mirё nё
SHBA?

Ambasadori Lu: Atёherё,
Donald, njё nga gjёrat qё shpresoj se ju dhe shumё shqiptarё tё tjerё tё keni
mundёsinё ta bёni ёshtё tё vizitoni Shtetet e Bashkuara. Çdo vit njё numёr
gjithnjё e mё i madh shqiptarёsh udhёton pёr nё SHBA pёr tё bёrё biznes, pёr tё
vizituar Disneyland, apo pёr tё shkuar pёr tё takuar tё afёrmit e tyre qё
jetojnё nё Boston, Detroit, apo Los Anxheles. Ёshtё njё nga pjesёt mё tё mira
tё marrёdhёnies sonё, udhёtimi nga njёri vend tek tjetri. Por, ti bёn njё
pyetje vёrtet interesante: a janё Shtetet e Bashkuara vёrtet ashtu si duken nё
filma? Si dikush qё ka lindur nё Hollivud, e pranoj se filmat amerikanё nuk i
portretizojnё plotёsisht Shtetet e Bashkuara. Dhe pёr ata nga ju qё i kanё
vizituar Shtetet e Bashkuara, nёse shkoni vetёm nё Nju Jork, Uashington, apo
Los Anxheles, ato nuk janё Amerika e vёrtetё. Sipas mendimit tim, kur udhёtoni
nё Amerikё, do tё mё pёlqente shumё qё shqiptarёt tё vizitojnё qytetet e mёdha,
por gjithashtu vizitoni qytetet e vogla dhe fshatrat. Shumё prej studentёve
tanё qё shkojnё nga Shqipёria nё Shtetet e Bashkuara kanё mundёsinё tё
pёrjetojnё qytetet dhe komunitetet e vogla nё tё gjithё SHBA­tё, dhe ajo qё
gjejnё aty ёshtё se Amerika ёshtё shumё e ngjashme me Europёn dhe Shqipёrinё.
Ka komunitete tё pasura, ka komunitete tё varfёra. Ka komunitete qё lulёzojnё
nё aspektin e integrimit dhe tolerancёs, dhe ka komunitete qё kanё problem me
rracёn, gjininё, dhe dhunёn. Kemi probleme dhe nё Shtetet e Bashkuara, por, si
demokraci, ashtu si Shqipёria, po mёsojmё tё jetojmё me kёto probleme dhe tё
flasim pёr to dhe tё gjejmё mёnyra pёr t’i zgjidhur.

Katerina: Njё pyetje
nga Leonat Muskollari. Leonati thotё: I dashur z. Ambasador Lu, nё respekt tё
punёs suaj, do tё doja tё bёja njё pyetje tё shkurtёr dhe tё thjeshtё, por
shpresoj qё t’i pёrgjigjeni: ku e shihni Shqipёrinё pas 10 vitesh, pas 20
vitesh? Faleminderit.

Ambasadori Lu: Pata nderin
tё ftohesha tё flisja nё njё ceremoni diplomimi vitin e kaluar dhe nё fakt
zgjodha kёtё temё: ku do tё jemi pas 10 vitesh, pёr shkak se kam njё vajzё qё
ёshtё 11 vjeçe. Pas 10 vjetёsh ajo do tё jetё duke u diplomuar nga
universiteti, shpresoj, dhe do tё mё pёlqente qё ajo, si dikush qё ka kaluar
disa vite kёtu, tё kthehet nё kёtё vend. Dhe ja çfarё do tё doja qё ajo tё
gjejё kёtu: do tё doja qё tё gjejё njё Shqipёri qё ka demokraci mё tё fortё, ku

gazetat tuaja nuk janё tё mbushura me zёnkat pa thelb midis partive politike,
por njё vend qё flet me tё vёrtetё pёr çёshtje tё rёndёsishme qё bashkojnё dhe
ndajnё kёtё vend tё madh. Shpresoj qё kur ajo tё kthehet kёtu tё jetё njё vend
ku organizatat joqeveritare, ku gazetarёt, ku grupet e shoqёrisё civile tё jenё
mё tё fortё, ku ata te kenё ndikim nё bёrjen e ndryshimeve nё vend, sepse unё
besoj fort se e ardhmja e kёtij vendi ёshtё e lidhur me zhvillimin e shoqёrisё
civile. Besoj se ajo do tё rikthehet nё njё vend ku gratё do tё kenё njё rol mё
tё madh nё shoqёri, ku nё 10 vitet e ardhshme tё shohim njё grua si
kryeministre, njё grua si presidente, njё grua si kryetare partie. Bёra shaka
me disa drejtues tё lartё tё Policisё sё Shtetit qё i kisha pёr drekё njё ditё
me parё: ishim tё gjithё burra nga pala amerikane qё punon pёr çёshtjet e
sigurisё, dhe tё gjithё burra nga pala shqiptare qё punojnё nё nivelet e larta
tё policisё. U thashё me shaka: kur tё hamё sёrish drekё bashkё pas pesё
vjetёsh, do tё çuditem nёse do tё ketё ndonjё burrё; se me shpejtёsinё me tё
cilёn gratё po pёrparojnё nё forcёn policore, nё forcat e sigurisё sё tё dyja
vendeve, ato do tё luajnё njё rol gjithnjё e mё tё rёndёsishёm nё udhёheqёsi.
Dhe, nё fund, pёrsa i pёrket çёshtjes sё sigurisё. Besoj se Shtetet e Bashkuara
dhe vendet e tjera tё NATO­s morёn njё vendim tё zgjuar kur mirёpritёn
Shqipёrinё nё NATO. Tashmё e kemi parё Shqipёrinё tё kontribuojё nё mёnyra shumё
tё rёndёsishme. Do tё doja ta shihja Shqipёrinё njё vend mё tё fortё, njё vend
i aftё jo vetёm qё tё mbrojё kufijtё e saj, por edhe tё ofrojё siguri pёr njё
numёr tё madh vendesh tё NATO­-s, dhe pёr partnerёt nё rajon.

Merxhan: Ramazan Peksani pyet cili do tё jetё
roli i Ambasadorit tё SHBA nё zgjedhjet e ardhshme tё 2017?

Ambasadori Lu: Kam shpresё se Ambasadori i SHBA dhe
Ambasada e SHBA do tё luajё njё rol mё tё vogёl se sa nё zgjedhjet e fundit,
zgjedhjet vendore tё vitit tё kaluar, nё kuptimin qё nё

zgjedhjet e kaluara shpenzova shumё kohё duke punuar me kolegёt e mi
ndёrkombёtarё dhe me partitё politike duke u pёrpjekur tё bindnim anёtarёt e
partive tё mos kandidonin kriminelё pёr poste zyrtarёsh tё zgjedhur. Prej
dhjetorit tё vitit tё kaluar, Shqipёria ka aprovuar legjislacionin mё tё forte
nё Europё pёr dekriminalizimin, dhe mendoj se legjislacioni do t’i ndihmojё
institucionet shqiptare, demokracinё e Shqipёrisё, tё mbrohen nga futja e mё
shumё kriminelёve nё politikё. Pra, kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn shpresoj tё
kemi mё pak punё. Shpresoj se do tё jemi aktivё, bashkё me shoqёrinё civile tё
Shqipёrise, bashkё me partitё politike, pёr tё parё se çfarё lloj ndryshimesh
do tё parandalojnё blerjen e votёs; do tё parandalojnё intimidimin prej kriminelёve
nё qendrat e votimit; do tё parandalojnё llojet e abuzimit qё kemi parё nё
vitet e fundit. Jemi shumё tё pёrkushtuar ndaj kёsaj. Po i kushtojmё burime tё
rёndёsishme kёsaj dhe shpresoj se shqiptarёt do tё luftojnё pёr kёto

zgjedhje tё lira.

Katerina: Kam njё
pyetje nga Ana Rakipi. Sapo postoi njё koment se media nuk ёshtё e paanshme. A
mund tё ndryshojё kjo?

Ambasadori Lu: Kam punuar nё
vende tё tjera pёr 27 vite. Do tё thoja se gjatё jetёs sime dhe gjatё karrierёs
sime profesionale, Shqipёria, krahasuar me tё gjitha vendet e tjera ku kam
shёrbyer, ka njё nga mjediset mё tё lirё tё medias, nё kuptimin qё nuk ka
sekrete nё Shqipёri. Gazetarёt e kёtij vendi marrin vesh pothuajse çdo detaj tё
çdo sekreti tё mundshёm pothuajse para se ta marrim vesh ekzistencёn e vetё
sekretit. Ajo qё di dhe qё ёshtё e vёrtetё, ёshtё se ashtu si nё vendin tim dhe
shumё vende tё tjera mjedisi i medias ёshtё gjithnjё e mё shume i njёanshёm.
Ёshtё i njёanshёm nё favor tё personave qё i zotёrojnё kёto media. Kjo ёshtё e
rrezikshme. Ёshtё e rrezikshme nё Uashington, ёshtё e rrezikshme nё Londёr,
ёshtё e rrezikshme kёtu nё Tiranё. Nuk e di si mund ta zgjidhim kёtё problem sё
bashku, por mendoj se pёrgjigja gjendet tek gazetarёt e guximshёm, shumё prej
tё cilёve janё gazetarё tё rinj tё cilёt kanё guximin tё thonё, shpesh nё
median online dhe jo nё shtypin e shkruar apo nё televizione, kanё guximin tё
thonё çfarё ёshtё e vёrtetё, edhe kur personat qё kanё median nё pronёsi, apo
kur qeveria, apo kur opozita nuk bie dakord me atё linjё. Ka ende njerёz –

i shohim çdo ditё – qё nxjerrin tё vёrtetёn.

Katerina: Kostandin
Basko ka njё pyetje personale pёr ju. Ai pyet: z. Lu, çfarё mendoni pёr
Shqipёrinё dhe njerёzit e saj – sepse besoj qё pёrtej punёs tuaj dhe
angazhimeve si ambasador, jeni njё qenie njerёzore me shije, dёshira, pasione
si tё gjithё. Faleminderit!

Ambasadori Lu: Sa e bukur
kjo pyetje, Kostandin! E vlerёsoj qё njerёzit njohin se jam njё individ, se kam
ndjenja, pasi besoj se shpesh ёshtё e lehtё qё tё krahasohet personi me
institucionin. Mё kanё bёrё shumё pёrshtypje shqiptarёt qё kam takuar dy vitet
e fundit. Janё njerёz te guximshёm, krenarё dhe tё suksesshёm. Ata janё njerёz
qё kanё sakrifikuar jashtёzakonisht shumё 25 vitet e fundit. Janё prindёr tё
rinj tё cilёt kanё sakrifikuar çdo gjё pёr foshnja dhe fёmijёt e tyre. Ka dhe
prindёr mё nё moshё tё cilёt kanё hequr dorё nga kursimet e njё jete pёr t’u
siguruar njё shkollim tё mirё fёmijёve tё tyre. Janё gra dhe burra tё guximshёm
tё cilёt kanё shpёtuar gra dhe vajza nga prostitucioni dhe trafikimi. Janё
gazetarё tё guximshёm tё cilёt rrezikojnё jetёn e tyre çdo ditё pёr tё nxjerrё
nё dritё histori mbi politikanё tё korruptuar, fёmijё qё abuzohen, kryetarё
bashkish dhe gjykatёs qё kёrkojnё seks pёr vendimet e tyre zyrtare. Kam parё
gjёrat mё tё mira qё Shqipёria ka pёr tё ofruar. Shqiptarёt mё duken tё
guximshёm dhe heroikё, diçka pёr tё cilёn çdo familje shqiptare duhet tё jetё
krenare. Ёshtё nder pёr mua tё shёrbej kёtu nё Shqipёri dhe tё luftoj bashkё me
qytetarёt shqiptarё pёr ato ndryshime qё do ta çojnё Shqipёrinё drejt kёsaj tё
ardhmeje europiane./BW/