Shahini: Shkollat do të hapen vetëm për maturantët, ja data

339
Sigal

Shkollat do të hapen më datë 18 maj e deri më 5 qershor, por vetëm për maturantët e klasave të 12-ta.

Kështu ka deklaruar vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një konference për mediat.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë të ditur se shkolla do të hapet vetëm për gjimnazet dhe kryesisht për maturantët, për një periudhë 3 javore.

“Shkolla do të hapet për një periudhë 3 javore, nga data 18 maj deri më 5 qershor,  vetëm për klasat e 12-ta

Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit

Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.

Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online.

Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët.”