Sigal

Edhe OSHEE si ARRSH i ka lënë remontet gjatë sezonit turistik. Në vijim të planit të masave të hartuara nga kompania OSHEE, thuhet në një njoftim te operatorit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat bregdetare, si garanci për mbulimin e nevojave të furnizimit me energji gjatë sezonit turistik, në datën 5 korrik është planifikuar remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë–Radhimë-Orikum.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 04:00-09:00, dhe gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në nst Radhimë dhe Orikum, vijon njoftimi në të cilin shpjegohen edhe zonat që do të jenë pa energji gjatë këtij intervali, nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve.
Pa energji do të jenë këto zona: Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman.