Sezoni i ri 2020/ Operatorët turistik ankohen për anulimin e rezervimeve nga turistët

511
Sigal

Operatorët turistik në Vlorë ankohen për anulimin e rezervimet për sezonin e ri, kryesisht nga vendet e lindjes. Në Radhimë dhe Orikum, pronarët e hoteleve, restoranteve dhe bareve, as nuk kanë denjuar që të nisin përgatitjet për sezonin.

Virusi korona i ka dhënë një goditje të fortë sektorit të turizimi, i cili është një ndër ingranazhet me të rëndësishme të ekonomisë tonë.

Në dy prej fshatrave turistike të qytetit të Vlorës siç janë Orikumi dhe Radhima tashmë duhet të kishin filluar përgatitjet për sezonin turistik.

Por hotelet, baret, dhe restorantet jo vetëm jan të mbyllura por as nuk kanë nisur përgatitjet për hapjen e tyre, siç ka ndodhur në çdo vit.

Në Orikum, takuam një turiste australiane, e cila është e bllokuar në Vlorë pas mbylljes së rrugëve.

Banorët e këtyre dy fshtrave vijojnë të vuajnë problemet infrastrukturore. Në Orikum mungon uji i pijshëm, ndërsa për shkak të mungesë së punës mjaft banorë janë larguar.

Si të mos mjaftonte kjo, situata në vijën bregdetare nga Vlora në Radhimë i ngjason një mjedisi lufte.

Pas shembjeve për Lungomare 2, bashkia e Vlorës edhe pse kanë kaluar 3 muaj nuk ka gjetur ende kohën dhe mundësinë të largojë mbetjet dhe inertet.