Serveri i Tatimeve, Prokuroria pushon hetimet: S’ka vepër penale

489
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot Parlamentin se ka pushuar hetimet për Serverin e Tatimeve. Sipas Prokurorisë, kjo çështje duhet të pushohet, pasi nuk ka elementë të veprës penale. Për Serverin e Tatimeve ishte vendosur ngritja e një komisioni hetimor. “S’ka vepër penale, çështja duhet të pushohet. Nga ekspertiza nuk ka fshirje të dhënash. Sistemi, defekt teknik, jo fshirje të dhënash. Ajo që ndodhi ishte anomali e paqëllimshme. Nga serveri i tatimeve në 2013 nuk është fshirë asgjë. Shkak i zhdukjes së të dhënave ishte transferimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sigal