Sërish tërmet në Korçë/ Regjistrohet lëkundja e 73 që prej mëngjesit të djeshëm

535
Sigal

Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës. Sapo është regjistruar tërmeti i 73 që prej orës 4 të mëngjesit te djeshëm.

Lëkundja e fundit ka qenë e forcës 4 ballë e shkallës rihter.

Banorët e Korçës u zgjuan në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga lëkundjet e të forta tërmetit që u përsërit në harkun e disa orëve.

Si pasojë e goditjes janë plagosur 4 persona, nga fshati Floq, të cilët janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Banorët kanë marrë plagë nga rënia e tullave që janë shkëputur prej mureve të plasaritura.

Ndërkohë, rreth 100 banesa janë dëmtuar, në fshatrat Vidohovë, Floq, Qafzezë dhe Dvoran.