Sërish fluks dhe radhë në pikën kufitare të Kapshticës, ja arsyeja

511
Sërish radhë në Kapshticë. Megjithëse situata pas problemeve në të gjitha pikat kufitare edhe në Kapshticë erdhi duke u normalizuar, duket se qytetarët janë detyruar të presin prapë për orë të tëra.
Orari i reduktuar i punës nga pala greke ka sjellë fluks në dalje të saj. Pala greke punon me një sportel dhe me orar të reduktuar ndërsa ajo shqiptare punon me 3 sportele ku 2 janë në hyrje dhe 1 në dalje.
Dy ditë më parë u desh ndërhyrja e ministrit Ditmir Bushati për të normalizuar situatën në pikat kufitare, ku shtetasit me pasaportë shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin. Bushati pati komunikime me ministrin e jashtëm dhe atë të brendshëm grek dhe më pas vazhdoi kalimi i qytetarëve.
Sigal