Sëmundjet e enëve të gjakut, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri

974
Sigal

Sëmundjet e enëve të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Në vitin 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.804, duke shënuar 428 vdekje më pak se në vitin paraardhës me një ulje prej 1,9%.

Numri i vdekjeve sipas gjinisë është 11.667 për burrat, 0,5% më shumëse në vitin 2017 dhe 10.137 vdekje të raportuara për gratë, 4,6% më pak se në 2017.

Në vitin 2018,vdekjet nga grup sëmundja ‘Aparati i qarkullimit të gjakut’ zënë 53,2% të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7%.

Brenda grup sëmundjes të ‘Aparatit të qarkullimit të gjakut’ përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga ‘Sëmundje të enëve të trurit’ me 31,7%, ‘Sëmundjeve kronike të zemrës’ me 27,2% dhe ‘Sëmundjet ishemike të zemrës’ me 24,3%.

Vdekjet nga grup sëmundja ‘Tumore’ zënë 16,9% të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4% krahasuar me vitin 2017.

Në grupin ‘Tumore’ për qindjen më të lartë e zënë nëngrupi ‘Tumore të aparatit të tretjes’, me 34,5%dhe nëngrupi ‘Tumore të aparatit të frymëmarrjes’ me 24,1%.

Vdekjet nga grup sëmundja ‘Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë’, shënon një rritje prej 3,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Në këtë grup, 50,0% të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 84 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes ‘Vdekje nga pleqëria’ zë 97,2 % të vdekjeve në këtë grup.