Selenicë/ Gjendet një person i vdekur, dyshohet se kishte probleme me zemrën

189
Sigal

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Hysoverdh në Bashkinë e Selenicës. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se viktima është një çoban që u gjet në një parcelë toke.

Sipas burimeve mendohet se ai kishte probleme me zemrën. Policia është lajmëruar nga persona të tjerë dhe aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.