Sekuestrohet lëndë narkotike në Greqi, goditet grupi që drejtohej nga çifti shqiptar

311
Sigal

Policia greke ka sekuestruar 2 kg kokainë dhe 1.5 kg marijuanë në Greqi. Katër shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek të moshave 26-54 vjeç janë arrestuar nga policia.

Operacioni është zhvilluar në Selanik. Mes të arrestuarve janë krerët e grupit, një çift shqiptarësh, burri 35 vjeç dhe gruaja 26 vjeçe.

Një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67.000 euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme.