Sekuestrohet arsenal armësh në Malësi të Madhe, pranga poseduesit

513
Sigal

Nga ana e efektivëve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi i 46-vjeçarit Gezim Çekaj. Pasi në pronën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri 20- she model 56. 1 armë zjarri automatik model 56 me qytë metalike. 4 karikatorë 30-she, 1 karikator 20-she me gjithsej 80 copë fishekë. Gjithashtu gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në oborrin e stanit janë gjetur edhe 4 copë gzhoja metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve e munciconeve lufatarake”, parashikuar nga Neni 278 /3 i Kodit Penal.