Sekuestrohen mbi 21 kg marijuanë shqiptare në Selanik

29
Sigal

Policia greke ka sekuestruar një tjetër ngarkesë që dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.

Në zonën e Stavroupolit në Selanik, gjatë kontrollit të banesës së një greku 30-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako që përmbanin 21 kg 34 gram marijuanë.

Policia ka sekuestruar edhe 1 pistoletë, 35 fishekë, 3 maska anti-gaz, 200 euro dhe 1 automjet. Droga rezulton e paketimit shqiptar, e shënjuar me sprajt të kuq.