Sekuestrohen mbi 10 kg heroinë në Athinë, në pranga dy shqiptarë. Një prej tyre punonte si ‘taksist’ për të lëvizur drogën

152
Sigal

Mbi 10 kg heroinë janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në Athinë.

Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë 29 dhe 34 vjeç dhe ka sekuestruar 10 kg 879 gram heroinë, të ndarë në 21 pako.

  • foto galeri
  • foto galeri
NOA

Policia ka sekuestruar edhe 3 automjete, 190 euro, 3000 lekë dhe 4 celularë. Policia greke ka konstatuar se 34-vjeçari ka përdorur si “mbulesë” punën e tij si taksist për trafikun e lëndëve narkotike.