Sekuestrohen 46 doza kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

191
Sigal

Një 46-vjeçar me iniciale D.K. është arrestuar nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij policia i ka gjetur në automjet 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje dhe një celular “Nokia” që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë. Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.