“Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, Kushi reagon sërish për vdekjen e 13-vjeçarit në Lushnjë: Ngjarje të tilla duhet të alarmojnë shoqërinë

233
Sigal

“Ngjarja e Lushnjës ku një fëmijë 13-vjeçar u vetëvar duhet të alarmojë të gjithë shoqërinë, familjen, shkollat e çdo institucion. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta”. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke fajësuar orët e gjata e të pakontrolluara në internet të fëmijëve.

Edhe pse ngjarja është në hetim, deklarata e shokëve kanë ngritur dyshimin se 13-vjeçari po përgatiste një video për tik -tok. Ministrja tha ka iniciuar një diskutim të gjerë për të marrë mendime se cilat janë rrugët e duhura për kontrollin e fëmijëve para rriskut kibernetik.

Deklaratat Ministrja e Arsimit i bëri në Elbasan ku pati një takim me stafin akademik dhe studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani.