Së bashku për shoqërinë, njerzit, mjedisin jetën

553
Silvio Pedrazzi
Sigal

 Kryetar Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Për të katërtin vit radhazi, Shoqata Shqiptare e Bankave ka kënaqësinë t’ju ofrojë një këndvështim më të plotë lidhur me arritjet në këtë sektor dhe progresin e shënuar në fushën e qëndrueshmërisë gjatë vitit që lamë pas. 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ-të) na ofrojnë një kuadër për zhvillimin e qëndrueshëm. Kemi ende shumë sfida për t’u për- ballur dhe shumë punë për të bërë, por ndihem shumë krenar për atë që kemi arritur deri më tani dhe ndikimin pozitiv që po shënojmë. Nëse i kthehemi sërish vitit 2017, përfshirja e OZHQ-ve në rrënjët e biznesit dhe në ciklin e raportimit u ka dhënë mundësinë bankave që të përqendrohen në kristalizimin e vlerave të dukshme të përbashkëta. Ky angazhim për përf- shirje efektive kërkon shumë kohë, sinergji dhe vullnet të mirë. Mund të përmendim disa shembuj se si bankat po marrin pjesë në krijimin e pasurisë, hapjen e vendeve të punës, zhvil- limin e punonjësve, përmirësimin e rregulloreve dhe sigurimin e mundësive të barabarta. Raporti pasqyron qartë se bankat në përgjithësi mbështes- in pothuajse të 17-të objektivat, por ato për shëndetin dhe mirëqenien, arsimin cilësor, inovacionin dhe infrastrukturën, si dhe për komunitete dhe qytete të qëndrueshme janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje nga pikëpamja e fi- nancimit. Për t’i bërë më konkrete këto veprimtari përmes shifrave, vërejmë se kontributi i sektorit bankar në shoqëri gjatë vitit 2017 arriti në vlerën 1,200,000 euro. Përveç kësaj, kon- tributi ynë ka bërë të mundur që shumë njerëz të kenë akses në produktet e energjisë, investime në teknologji miqësore ndaj mjedisit, financime për bujqësi të qëndrueshme, produk- te kredie për t’u ardhur në ndihmë familjeve të planifikojnë dhe financojnë kostot e arsimimit, programe që mbështesin gratë në tregun e punës, mbështetje për nisma dhe ide novatore, përmirësimi i kushteve dhe zhvillimi i ideve të reja. Dhe jo vetëm kaq. Sponsorizimet dhe donacionet e ndryshme vazhdojnë të mbeten pjesë e përgjegjësisë sociale të korpo- ratave, sidomos në fushën e kulturës, artit dhe sportit. Përg- jegjësia sociale korporative, së bashku me veprimtarinë ban- kare, janë dy shina që ecin paralelisht, por në këtë botim ju kemi paraqitur përgjegjësinë sociale të korporatave nga një këndvështrim i veçantë. Më shumë vizibilitet, më pranë komu- nitetit, më shumë përgjegjësi! Bankat janë pjesë e shooqërisë dhe ekonomisë. Dhe roli i tyre në të dyja është i ndjeshëm, i dukshëm dhe i vlerësueshëm. Veç kësaj, bankat e shikojnë të dobishme komunikimin me anë të OZHQ-ve dhe po përdorin botimet, faqet e internetit ose mediat sociale në mënyrë që të përcjellin ecurinë e tyre në lidhje me OZHQ-të. Bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të ndryshëm të sho- qërisë, duke zbatuar OZHQ-të, do të parashtrojë nevojën për zhvillimin e formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Teksa hedhim vështrimin drejt objektivave të qëndrueshëm, mbetemi të përkushtuar për të ofruar rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe ndikime afatgjata sociale dhe mjedisore në të gjithë vendin. Bankat anëtare të AAB-së janë gjithmonë të gatshme të punojnë me të gjitha institucionet për t’i bërë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të prekshme për të gjithë. Me besimin se ky botim është një vlerë e shtuar e përvojës tashmë të fituar në këtë fushë dhe se ju do ta gjeni atë të vlefshëm, ju uroj lexim të këndshëm!

Mundësitë për vlera të përbashkëta, shëndeti i mirë dhe mirëqënie

Banka Credins mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale në veprimtaritë e ndërmarra në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Banka u bë pjesë e një sërë aktivitetesh, për të dhënë informacion dhe për të kryer ekzaminime në të gjithë vendin, përshirë këtu edhe ak- tivitete të tilla si shitja e buqetave me lule te Pazari i Ri më 15 tetor, në Sheshin Kreativ të Tiranës. Ky aktivitet synon- te të mblidhte fonde dhe të investonte për të blerë pajisje për diagnostikimin e kancerit të gjirit, për të bërë të mundur parandalimin e kancerit në kohë.

Duke blerë një nga produktet ose shërbimet e bankës, të gjithë klientët e Bankës Credins përfitojnë Sigurimin e Jetës dhe Sigurimin nga Aksidentet në Rrjetin Mjekësor SiCRED. Gjatë vitit 2017, kjo nismë përfshiu dy segmente: Studentët dhe Pensionistët.

Banka Credins: Ofroi mbështetje financiare për shumë institucione në fus- hën e arsimit, duke përfshirë dhurimin e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të zyrës. Gjithashtu, nëpërmjet donacioneve, Banka Credins mbështeti organizimin e konferencave.

Mbështeti organizimin e Konferencës Ndërkombëtare në Universitetin e Durrësit.

Bashkëpunoi me Tirana Business University, ku të rinjtë përfshihen në një konkurs tre-mujor për t’u shndërruar në sipërmarrësit e së nesërmes. Ky konkurs ka hyrë në vitin e tij të tretë.

Ofroi mbështetje financiare për Drejtorinë Arsimore Kukës.

Banka Credins organizoi një vizitë në universitetet shqiptare publike dhe jo-publike, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër për të kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballen studentët dhe për të propozuar zgjidhje financiare për to.

Credins Bank ofroi mbështetje financiare për publikimin e librave nga autorë shqiptarë, si p.sh. “Loja që ndryshoi Shqipërinë” dhe “Bukuritë Shqiptare”.

Banka Credins ka bashkëpunuar me programet qeveritare dhe bashkiake për të promovuar punësimin e të rinjve dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke ofruar mundësi punësimi për 17 persona, 10 prej të cilëve janë tashmë të punësuar në Bankën Credins.

 

Banka Credins mbështeti konkursin “Sipërmarrësit e së nesërmes” të organizuar nga Tirana Business University

Banka Credins ka mbështetur projektin e financimit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë, Repartit Ush- tarak Nr. 4001, Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Për më tepër, ka ndihmuar me pajisje fizike, si aparatura, pajisje për ngrohje dhe për zyrën në institucione të tilla si: Drejto- ria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme nr.3 e Punëtorëve të Qytetit, dhe Qendra Shëndetësore nr.2 në Berat.

Banka Credins mbështeti:

Ekspozitën e kryeveprave të artit Italian të viteve 1900 të titulluar “Novecento”, në Galerinë Kombëtare të Ar- teve, duke mundësuar ardhjen e koleksionit nga Galeria e Arteve Moderne në Romë. Për më tepër, banka bash- këpunoi me Shoqatën Kulturore VIZart për të publikuar katalogë për aktivitetin kulturor “Bienalja e Dytë Ndër- kombëtare e Akuarelit Tiranë 2017”.

Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Teatrin e Kukullave për prodhimin e klipit “Shqipëria Ime”, Shoqatën “Eja në teatër” për të vënë në skenë shfaqjen “Shirli Valentina” dhe Aktivitetin e Bienales 2017, të organizuar nga Min- istria e Kulturës.

Federatën Shqiptare të Aeronautikës për veprimtarinë sportive “Paragliding 2017” dhe Federatën Shqiptare të Bilardos për organizimin e Kampionatit Evropian të Bilar- dos 2017.

Spitalin Rajonal Shkodër, me kostot e pajisjeve të ajrit të kondicionuar, si edhe Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Ti- ranë, duke mbuluar kostot e vendosjes së stacioneve të biçikletave afër Poliklinikës Iraniane.

Krijimin dhe instalimin e një skulpture moderne të artit publik nga Butrint Morina në qendër të qytetit të Lezhës. Kjo vepër arti ishte pjesë e konkursit kombëtar për artin në hapësirat publike të organizuar dhe të financuar nga Banka Credins.

Banka Credins mbështeti:

Promovimin e konferencës për Zhvillimin e Agrobiznesit, të organizuar nga Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Indus- trisë në Shqipëri. Konferenca ndihmoi për një arsimim më të gjerë mbi potencialin e fushës së Bujqësisë në Shqipëri dhe promovoi gjithashtu investimin “Doing Business” dhe sipërmarrjet në këtë fushë.

Konkursin Kombëtar “Ide të Gjelbra” i organizatës Part- ners Albania, i cili promovon sipërmarrjen, biznesin social, prodhimin vendas dhe punësimin. Banka i dha një çmim projektit “Terapia e Aromave”, një ndërmarrje e re që nxit prodhimin vendas nëpërmjet përpunimit të vajrave esen- ciale.

Institucione të ndryshme, si: Institutin e Sigurimeve Sho- qërore, duke ofruar lehtësi për shërbimet dhe solidaritet me pensionistët, nëpërmjet një pakete me shërbime dhe mallra falas, në kuadër të mbështetjes dhe përkujdesjes për këtë kategori. Veç kësaj, Banka ofroi llogari dhe kredi me komision zero për studentët që marrin bursë nga bashkitë.

Banka bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Sho- qërisë së Informacionit për të vënë në jetë platformën e-Albania, duke lehtësuar procesin e integruar të pag- esave në të gjitha platformat e institucioneve publike, përfshirë këtu: Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbime të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elek- trike (OSHEE), etj.

Aktivitetet dhe veprimtaritë kombëtare dhe ndërkom- bëtare, me rastin e festave tona kombëtare më 28 dhe 29 nëntor, nëpërmjet institucioneve si: Ambasada e Re- publikës së Shqipërisë në Shkup, Maqedoni, Shoqata për Zhvillimin e Kulturës dhe Artit “Kongresi i Alfabetit” në Bitola, Maqedoni dhe Shoqata Kulturore dhe Artistike “Iliria”.

 

Banka Credins sponsorizoi:

Institutin TI dhe Muzeun Historik për aktivitetin “Etno Vibe Style Museum” Është aktiviteti i parë në llojin e tij që promovon stilin bashkëkohor sipas traditës, me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare më 29 shtator 2017. Banka e promovoi këtë iniciativë që kontribuon në integrimin e brezave të rinj shqiptar në etnografinë dhe identitetin shqiptar, si dhe në dimensionet e saj moderne. Federatën Shqiptare të Basketbollit. Banka vazhdon të ofrojë mbështetjen e saj me pjesëmarrjen në Kampio- natin Botëror të Basketbollit për Meshkuj 2019. Një tjetër institucion që Banka Credins ka ndihmuar është Klubi Multi-Sportiv i Tiranës, duke mbuluar kostot e rindërtimit të këtij klubi.

Universitetin e Arteve, përmes sponsorizimit të aktivitetit kushtuar 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh shqiptar, Prenk Jakova. Teatri i Operës dhe Baletit e shpalli vitin 2017 si vitin e kompozitorit Prenk Jakova, për ky vit përkon me 100 vjetorit të lindjes së tij. Banka ka qenë gjithmonë partnere dhe bashkëpunëtore në pothu- ajse të gjitha iniciativat që promovojnë artin shqiptar.

 

Banka Credins u nderua me një çmim të veçantë si dona- tore që i kushton vëmendje jetës dhe edukimit të fëmijëve, duke kontribuar nëpërmjet mbështetjes së qëndrueshme dhe në mënyrë specifike, duke mbuluar shpenzimet e tre fëmijëve të fshatit SOS dhe duke nxitur fuqizimin e mëte- jshëm të “Fshatrave SOS për Fëmijët Shqiptar” me ofrimin e mundësive më të mëdha dhe me investimin në një shtëpi të lumtur në Shqipëri.