Scholz në Tiranë: Qasje pozitive për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

105
Sigal

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi pas samitit në Tiranë se ai ka gjetur një qasje më pozitive midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok, krahasuar me disa vite më parë.

“Jam shumë i sigurt se një lëvizje e re gjithëpërfshirëse ka lindur dhe se skepticizmi që u formulua disa vite më parë nga disa shtete anëtare tani ka ndryshuar në një gatishmëri për ta shtyrë këtë në mënyrë aktive përpara”, u tha Scholz gazetarëve pas samitit.