Sarandë, përurohet Panairi Midhjes dhe hapet sezoni ri turistik

619
Sigal

Sot dhe nesër, në qytetin e Sarandës ashtu sikurse këto vitet e fundit dhe këtë vit nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Stefan Çipa,  zhvillohet Përurimi i Panairit të Midhjes, meqë midhja është mbretëresha e detit Shqiptar. Do të ketë degustim prodhimesh e gatimesh të ndryshme, koncerti i Qendrës Kulturore Sarandë si dhe festime të lira. Gjithashtu, në datën 10, ditën e shtunë, zhvillohet dhe ceremonia zyrtare e çeljes së sezonit të ri turistik, ku do të ketë aktivitete sportive, përurime, një koncert të madh festiv me artistë të njohur të trevave mbarë shqiptare, pa munguar dhe një festë rinore deri në orët e para të mëngjesit.

 AXHENDA ORARE E FESTËS SË MIDHJES DHE ÇELJES SË SEZONIT TURISTIK 2014

DITA E PARË 9 MAJ­

Ø Ora 18:30: Transmetohet muzikë me DJ dhe luan Banda Muzikore e Bashkisë, për të futur në atmosferën e eventeve festive

Ø Ora 19:00-19:10 Nga moderatorët çelet programi festiv nga skena e ngritur para Sheshit “Limani”

Ø Ora 19:10-19:20 Bëhet ndezja e pishtarëve transmetues të stafetës mes viteve 2013-1014dhe ndezja simbolike e Farit nga Kryetari i Bashkisë dhe autoritetet e tjera të larta

Ø Ora 19:22 Pishtarët dhe autoritetet ngjiten në skenën te Limani

Ø Ora 19:25-19:35 Përshëndet Kryetari i Bashkisë, Drejtori i USAID etj.

Ø Ora 19:40 Pritet shiriti i Panairit të Midhjes nga Kryetari i Bashkisë dhe autoritetet e tjera

Ø Ora 19.45 Nis vizita e pavijoneve të Panairit të Midhjes dhe degustimi nga autoritete dhe publiku i produkteve të kulinarisë

Ø Ora 19:45: Vazhdon koncerti i Qendrës Kulturore per 2 ore e gjysme

DITA E DYTË 10 MAJ­

 PARADITE

 Ø Ora 10:00 Zënë vend autoritetet dhe personalitetet në podiumin e ngritur para Sheshit “Limani”. Prezanton moderatorja pjesëmarrësit dhe programin

Ø Ora 10:10 Fjala e Kryetarit të Bashkisë për sezonin

Ø Ora 10:15 Lëshohen balonat

Ø Ora 10:20 Bëhet hedhja e notarëve në ujë dhe lëvizja nga Fari pranë Lokal “Poseidon” deri tek Plazhi “Rinia”

Ø Ora10:25-11:25 Parakalimi tradicional i grupeve pjesëmarrëse në ceremoninë e çeljes së sezonit “Verë 2014”, duke nisur nga vendi i ekspozimit të spirancës, me pjesëmarrjen e fëmijëve të kopshteve, Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë, të shkollave “9 Tetori” e “A.Sheme”, shkollës “Dea”, “H.Tahsini”, “A.Athanas”, filiali universitar, sportklub “Butrinti”, QKF.

Ø Ora 11:00-12:00: Zhvillohen lojëra të ndryshme sportive: beachvoley, takime shahistike nga të rinj e të rritur, përballje në basket, në ping-pong, demonstrohen gara me kanoe dhe biçikleta uji, bëhet aerobi artistike për publikun e festës, lëshohen tullumbacet dhe zbukurimet e tjera ajrore.

Ø Ora 11:30 Përurohet “Memoria vizuale e qytetit”, në Muzeun e Traditës

Ø Ora 12:00 Përurohet ekspozita e re në Galerinë e Artit “Saranda”

Ø Ora 12:30 Vizitohet ekspozita në pikturë e piktorëve të vegjël, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe jepen disa çmime nga Bashkia e Zyra Arsimore

 

PASDITE

Ø Ora 21:00 Nis koncerti i madh festiv i organizuar nga Top Media, me pjesëmarrjen e disa prej këngëtarëve dhe humoristëve më të njohur e më të dashur të publikut shqiptar të të gjitha moshave (Silva Gunbardhi, Maja, Dafi, Vesa Luma, Dhurata Ahmetaj, Deivis Xherahu)

Ø Ora 21:30 Bëhet ndezja e fishekzjarrëve profesionalë të festës, nga thellësia e detit, në prapaskenë. 

Ø Ora 22:30 Darka zyrtareku jepen edhe trofetë e Festës së Midhjes, sipas vendimit të një jurie të ngritur enkas.    

 Përurohet Memoriali Dedikuar Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë

Ambasadori Alexandër A. Arvizu, z. Peter Lucas dhe ish- Presidenti Alfred Moisiu, kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Memorialit në Korçë, dedikuar veteranëve shqiptaro-amerikanë të Luftës së Dytë Botërore. Në kuadër të kësaj dite, gjithashtu u nderua gazetari dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan,  z. Peter Lucas, me titullin “Emblema e artë e qytetit” si nismëtar për ngritjen e memorialit në nder të ushtarëve amerikanë.