Sarandë/ Motori përplaset me autobusin, vajza 25-vjeçare përfundon në spital

103
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Finiq të Sarandës.

Një autobus është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja që udhëtonte mbi motomjet. 25-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.