Sarandë/ Kërkohej për plagosjes me dashje, bie në pranga 28-vjeçari

581
Sigal

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018 me akuzën e “plagosjes me dashje”.

Shtetasi me inicialet K.P., banues në Konispol, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin e formës së prerë (2018) e ka dënuar me disa ditë burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, K. P., 28 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin e formës së prerë (2018) e ka dënuar me disa ditë burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet janë referuar pranë Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.