Sarandë, i plagosuri në orët e para të mëngjesit futet sërish në telashe pasi del nga spitali, përplaset me agresorin e tij

130
Sigal

Sarandë, përfshihet sërish në konflikt i plagosuri gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pas plagosjes në mwngjes, Erlind Rumani  është konfliktuar sërish pasi mori ndihmën e parë në spital.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth një orë më parë në lagjen numër 4.

Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përplasur edhe automjetet.

Janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targë AZI 9208.

Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjec, i cili sot rreth orës 02.30 u paraqit në spital i plagosur me thikë në qafë. Pas daljes nga spitali mesa duket është përballur sërish në rrugë me agresorin dhe janë goditur me automjete dhe më pas edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Policia ka shoqëruar deri tani 3 shtetas në Komisariat.