Saranda, përsëri nën presionin neonazist

545
Sigal

Kush luan me Sarandën dhe komunitetin? Banorët thonë se shteti i trajton si grekë dhe greku si shqiptarë

Qyteti  jugor i Shqipërisë, në qoftë se do ta quajmë kështu sipas pretendimeve dhe sulmeve politike dhe nacionaliste të kohëve të fundit, përsëri vjen në intervalin kohor të ndikimit të simboleve naziste. Mëngjesi i sotëm ka zgjuar qytetarët e lagjes Nr.1 me etiketime të Hitlerit dhe simbolet naziste. Ky fenomen, se u bë fenomen, nuk përbën më lajm për qytetarët, por përcjell shqetësimin se ku jemi? Ku jemi?- pyesin qytetarët e Sarandës, në Shqipëri. Në Mathuazen? Sarandjotët nuk dinë, ku janë kjo është e vërteta. Të frikësuar nga parullat, të frikësuar nga deklaratat politike që ish-partizanët i quajnë serb, të frikësuar nga ç’po ndodh, sarandjotët thonë se, shteti duhet të ulet këmbëkryq në qytetin e tyre. Kush luan me Sarandën dhe komunitetin? Ata thonë se na trajtojnë si grek dhe greku si shqiptarë. Por parullat që shkruhen janë produkt i shfrytëzimit të narkotrafikantëve dhe femrave studente në qytet. Aktualisht është ndërtuar një rrjet që shumëkush nuk beson më se do të vihet drejtësia. Megjithëse, duhet të kthehemi tek simbolet naziste… u shkruan… edhe sot… edhe dje, edhe më përpara…? Provokime? Përgjigjja mund të jetë edhe “PO”, por edhe ashtu, por Saranda është kthyer në metropol të talljes nacionaliste, sepse ka qenë dhe do mbetet shembulli i bashkëjetesës. Tallje… e MEGA-s e PBDNJ-it dhe e “OMONIA”-s se kur vjen eventi i fitores së 25 marsit të Luftës Italo –Greke festimi më i madh bëhet në Sarandë, sikur ky qytet të jetë Athina, apo se nuk ka patur ndikim në zhvillimet e fundit…? Saranda, shesh-beteja e politikave ballkanike (nuk e besoj se gaboj) partitë greke në Sarandë deklarojnë se janë në konflikt, me arsyen e mbrojtjes së interesave të komunitetit grek në Shqipëri, pavarësisht se shumica minoritare nuk i mbështet, por ata përsëri ishin bashkë në ceremoninë e pakuptimtë që festohet në Sarandë fitorja e Luftës Italo – Greke dhe mëngjeset e gjejnë qytetin me parullat që shumëkush u thotë: Mjaftë u tallët, MEGA dhe PBDNJ, boll, festoni aty ku u ka hije, pavarësisht se nuk keni pemë t’u bëjë hije. Mos shkruani më parullat se turpi është juaji. Dhe ky është opinioni i gjithë qytetarëve të Sarandës që tanimë kanë qartësinë e shkruajtjes së parullave pro naziste.