Saranda çel sezonin turistik

Agron MEMA
Paraditja e së enjtes është kthyer në festë të vërtetë për qytetin e Sarandës. Është ngritur sipari i sezonit turistik “Saranda –Verë 2018”. Në portin detar të Sarandës, në terminalin e përpunimit të vizitorëve të huaj, janë pritur nga kryebashkiakja, Floriana Koka dhe qytetarët sarandjotë 2500 turistët, që janë quajtur dallëndyshet e para të këtij sezoni turistik. Këngë dhe valle nga grupet artistike të qytetit. Mikpritja shqiptare ka lënë mbresa tek vizitorët e huaj. Vet kryebashkiakja Koka në fjalën e mirëseardhjes ka falënderuar operatorët turistikë të qytetit për kontributin që japin në promovimin e vlerave të Sarandës dhe sjelljen e tyre në qytet. Zonja Koka ka nënvizuar se Saranda është qytet i vogël , por ka vend për të gjithë. Saranda është e njohur në gjithë botën. Dhe kjo traditë do vijojë. Pas këngëve dhe valleve të grupeve dhe ansambleve të qytetit, vendin ia kanë lënë ekspozesë së gatimeve tradicionale përgjatë shëtitores së qytetit. Çeljen e sezonit turistik do ta pasojë një tjetër festë karakteristike e Sarandës, “Festa e Midhjes” që do të zhvillohet, më 14 maj në qytezën e Ksamilit. Saranda ju pret! 
Sigal