Safet Osja: Vllaznia ka bërë futbollin më të bukur në këtë sezon të ri

INTERVISTA/ Java e 6-të e Superiores në këndvështrimin e ish-mesfushorit shkodran, Safet Osja

Agron KAJA

Agron Kaja

Vllaznia dhe Egnatia morrën kreun dhe Flamurtari preku fundin, si i komentoni rezultatet e javës së 6-të të Superiores?

Sigal

Në ndeshjet e kësaj jave u arritën rezultate interesante, por edhe të pritshme. Për momentin, Vllaznia ka bërë futbollin më të bukur në Superiore për këtë sezon, dhe kreu është i merituar. Për fundin e renditjes, Flamurtari nuk e ka gjetur ende fatin.

Nga “derbi” Partizani-Tirana dhe katër ndeshjet e tjera, cilën prej tyre e veçoni si më të mirën e javës?

“Derbi” është “derbi”, dhe për mua Tirana e meritoi fitoren, pavarësisht se kanë treguar oshilacione të dyja skuadrat. Unë të gjitha ndeshjet e javës i mendoj si kryendeshje, sepse në një garë të përbashkët, ndeshjet të tilla mbeten.

Pse Vllazninë ju e vlerësoni më shumë, si një ish, apo referuar realitetit të saj?

Vllaznia sa e ka merituar renditjen, ka bërë futboll më të bukur edhe nga Egnatia. Ka një grup lojtarësh me kualitet, por edhe stafi teknik me trajner Edi Martinin ka pjesën e tij. Lojtarët që kanë ardhur te Vllaznia e kanë gjetur përshtatjen mes tyre.

Mund të themi edhe se kjo javë e gjashtë ishte java më e keqe për trajnerët e huaj?

Nisur nga rezultatet dhe lëvizjet, po e tillë mbetet tek trajnerët. Duke qënë se këtë javë janë dy trajnerë në largim, Garsia te Flamurtari dhe Milinkoviç te Partizani, mbetet java e keqe e bankinave. Por që kanë edhe shkaqe të tjera që u ndodhi.

Kjo lojë me trajnerët, mos është pasojë e zgjedhjeve të drejtuesve në emra dhe në kohë vonesë?

Po, edhe unë gjykoj se presidencat e këtyre ekipeve duhet t’i mendojnë më parë këto rezultate. Nuk jam që të largohet një trajner për pesë ndeshje, sepse nuk është profesionalizëm ky dhe nuk ndikon për mirë në vazhdimësinë e garës te skuadrat.

Duke ju referuar renditjes në gjashtë javë, kishte pritshmëri ndryshe tek Vllaznia?

Mendoj se barazimin në Durrës nuk e meritonte Vllaznia, dhe aty ka lënë 2 pikë. Ndërsa për humbjen me Dinamon, do të thoja se ajo edhe pritej. Në ndeshjet e tjera, unë them se rezultatet e saj janë brënda pritshmërive që kanë skuadrat.

Nga sa përshkruam më sipër, mbetet java e gjashtë si javë e ndryshimeve në bankina dhe renditje?

Kjo javë e 6-të grupoi katër skuadrat që mund të jenë më pretendentet për katërshen e parë të zonës “Final 4”. Nga gjithçka që u prodhua në fushë dhe pas ndeshjeve, kështu mund ta quajmë. Realisht janë disa tregues që e veçojnë të tillë.

Kampionati do ndërpritet për dy javë, si do të shërbejë kjo hapësirë pa aktivitet zyrtar te skuadrat?

Në këto dy javë, çdo ekip e don këtë ndërpreje të kampionatit. Ndërsa duke parë ecurinë e mirë të Vllaznisë, nuk do doja të ndërptitej. Por disa të dëmtuar do rikuperohen edhe te Vllaznia, që edhe ata ta mbajnë ritmin e garës.

Referuar kalendarit të javës së 7-të, si i përshkruan ndeshjet e saj?

Çdo ndeshje është e fortë dhe duhet të vlerësohet si kryendeshje. Vllaznia ka patur vështirësi me ekipet e vogla, këtë herë duhet ta kalojë Bylisin. Nisur nga pozicioni i tyre në renditje, të gjitha ndeshjet janë kryesfida për çdo skuadër.

Brdariç ka përveshur mëngët e rikthimit, e presin në Vlorë

“Zien” stoli, zbulohen dy kandidatët për trajner te Flamurtari, i cili ka vendosur të largojë trajnerin Karlos Garcia, për mungesë rezultatesh në gjashtë javë. Humbja e fundit me Dinamon dhe vendi i fundit në renditje, ka sosur durimin e drejtuesve dhe në Vlorë kanë nisur nga puna për një trajner të ri. Favorit është ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradriç, ku mes palëve ka një akord që mund të sjellë zyrtarizimin. Në listën e drejtuesve është edhe italiani Françesko Moriero, i cili e njeh mirë kampionatin e Superiores, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Laçit.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026  

Ndeshjet-Java e shtatë

E dielë, 19 tetor 2025

AF Elbasani-Vora       17:00

Bylis-Vllaznia             17:00

Egnatia-Dinamo City  17:00

Flamurtari-Partizani    17:00

Tirana-Teuta                17:00

RENDITJA   

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    6          13

2.Egnatia                     6          13

3.AF Elbasani              6          11

4.Teuta                        6          10

5.Dinamo City             6          10

6.Vora                         6          7

7.Bylis                         6          6

8.Tirana                       6          5

9.Partizani                   6          4

10.Flamurtari               6          2

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java e shtatë

E dielë, 19 tetor 2025

AF Luftëtari-Skënderbeu        14:00

Apolonia-Burreli                     14:00

Besa-Pogradeci                       14:00

Kastrioti-Iliria                         14:00

Korabi-Lushnja                       14:00

Kukësi-Laçi                             14:00

 

Lëkunden bankinat, Mema u “lodh” në Pogradec

Në të gjitha ndeshjet e javës së 6-të në Kategorinë e Parë u shënuan 21 gola, numri më i lartë në këto javë, por edhe u larguan apo u shkarkuan trajnerë. Ardian Mema ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore, ku vendimi i tij erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi. Humbja me Luftëtarin duket se ka qenë ndeshje vendimtare që e shtyu drejt këtij vendimi. Aktualisht nuk ka ende emra konkretë se kush do të marrë drejtimin e ekipit në vijim, por referuar situatës së bankinave në gjashtë javë, Besa, Kukësi, Lushnja dhe Pogradeci, janë katër skuadrat që kanë ndryshuar trajnerët brënda këtij kampionati. Tashmë mbetet për të mësuar emrat e trajnerëve zëvendësues.

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              6          16

2.Laçi                          6          10

3.Iliria                          6          10

4.Apolonia                  6          9

5.Lushnja                    6          8

6.Pogradeci                 6          8

7.Burreli                      6          8

8.Korabi                      6          7

9.AF Luftëtari 6          7

10.Kukësi                    6          4

11.Besa                       6          3

12.Kastrioti                 6          3