Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare nderohet me rastin e 105 vjetorit ditën e nesërme në Muzeun Kombëtar

1089
Muzeu Historik Kombëtar, ditën e nesërme, datë 21 Shtator 2017, ora 13.00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Ngadhënjimi mbi harresën; në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit!”.
Tema “Ngadhënjimi mbi harresën; Në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit!”, ka si qëllim të njohë pjesëmarrësit me shkencëtaren e parë shqiptare, kontributin e saj për shkencën dhe si rrjedhojë për të gjithë shoqërinë shqiptare. 
Në këtë veprimtari do jenë të pranishëm dhe të ftuar z.Uran Butka, z.Agron Tufa, do të mbajë fjalën e tij drejtori z.Koçi dhe studiues e studentë të interesuar. 
Veprimtaria do të zhvillohet ditën e enjte, ora 13.00, pranë bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar.
Blerina Braho
Zëdhënëse e Marrëdhënieve me Publikun


Sigal