Sa pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID, shtatë prej tyre në terapi intensive

283
Sigal

Numri i pacienteve të shtruar në dy spitalet COVID në vend është 36.

Këta persona po marrin aktualisht shërbimin e nevojshëm, për të fituar betejën me koronavirusin, që deri më sot në vend ka marrë jetën e 31 personave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive”.

Ndërkohë që në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë pesë pacientë të shtruar dhe një pacient është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.