Sa pacientë janë aktivë me koronavirus në vend, Ministria: Shumica, asimptomatikë. Ja sa janë të shtruar në dy spitalet dhe gjendja e tyre

331
Sigal

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar vetëm shtatë raste të reja me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht kemi 239 pacientë aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Sipas Ministrisë, momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm shtatë prej tyre janë në terapi intensive.

“Ky është një tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale”- tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë deklaratës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, për situatën më të fundit të koronavirusit në vend.

Kujtojmë se deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.