“Sa herë ka reshje kjo rruga këtu përmbytet, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe”, banorët në Berat ankohen për lënien pas dore nga ana e bashkisë

162
Sigal

Banorët e lagjes Jani Vruho, në Berat janë ankuar ditën e sotme përsa i përket një problemi të cilin e kanë prej 30 vitesh që lidhet me mungesën e pastrimit të ujërave të zeza dhe me mos-investimin nga ana e bashkisë për të zgjidhur këtë lloj problemi.

Banorët thonë se sa herë kishte reshje rruga pranë pallatit të tyre përmbytet dhe se firma private që ka marrë përsipër të kryejë punimet, nuk ka bërë ende asgjë, por përkundrazi sa herë që shkonin për të pastruar pusetat, nxirrnin dherat dhe qytetarëve u duhet të pastrojnë vazhdimisht papastërtitë e krijuara.

Banori: Këtu sa herë ka reshje në dimër mbytet e gjithë kjo rruga këtu sepse është nën nivel.

Kështu bashkohen edhe ujërat e zeza dhe vijnë e pastrojnë njëherë pusetën dhe pastaj ikin.

Kemi 30 vite me këtë lloj problemi. Na thanë se me datë 1 tetor do bëheshin prova me tubacionin e ri.

Thanë që pasi të bëhej prova, do të mbushej me beton kjo zonë. Por ja siç e shihini nuk është bërë asgjë. Lajmërova që në mëngjes një nga ata personat e ujësjellësit.

Tani ky lloj investimi ishte marrë përsipër nga një firmë private me emrin “Adriatik” por nuk është bërë asgjë.

Kemi shkuar disa herë në bashki për këtë problem por nuk bëjnë gjë veçse bëjnë një lloj pastrimi njëherë dhe ikin