Rusia spiunoi stërvitjen amerikane në Shqipëri? Prokuroria heton dy shtetas rusë për spiunazh

244
Sigal

Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Nga mediat të tjera u tha se rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar te investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qëndrore në datën 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dytë Cherkasov hyri në 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave që ka takuar është referuar në prokurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antiterrori shqiptar thanë mediat, rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e mandej u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për tu larguar më pas nga Shqipëria.