Ruhej nga dy brazilianë, policia gjen 350 kg kokainë të mbështjellë me “Louis Vuitton” në shtëpinë e Altin Drimadhës! Ngarkesa do të dërgohej në Belgjikë

129
Sigal

Shtëpia e trafikantit shqiptar Altin Drimadha në Sau Paulo në Brazil është bastisur nga policia vendase pak ditë më parë.

Gjatë kontrolleve në banesën që ruhej nga dy brazilianë, policia gjeti 350 kg kokainë të pastër të paketuar në kuti, të cilat ishin ambalazhuar me dizajnin e markës “Louis Vuitton”.

Sipas mediave dyshohet se lënda narkotike ishte porositur që të transportohej drejt Belgjikës, siç tregohet në fotot e publikuara nga autoritetet me mbishkrimin (Da Vinçi 1742) ndërsa janë sekuestruar edhe 230 000 dollarë amerikanë.

Përveç drogës dhe parave policia gjeti edhe dy celularë të koduar, dy pushkë AK 47 një USB ku janë gjetur disa video ku bashkëpunëtorët e Drimadhës kishin filmuar operacionin e ngarkimit të lëndës narkotike në portin e Sao Paulos.

Ekspertët e policisë federale braziliane kanë gjetur kodin e USB ku ndodhej video bashkë me raportet e marra nga hetimet e javëve të shkuara ku identifikuan emrin e Oceanic Panfilo.