“Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët”, 150 kamionë nga Kosova kundër taksës në Rrugën e Kombit

690
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për të vendosur taksë për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’ ka ardhur protesta nga pala kosovare.
Gjatë ditës së sotme 150 kamionë nga Kosova po protestojnë në Morinë kundër vendosjes së taksës prej 5-10 euro për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’. Kamionët janë futur bosh në Shqipëri dhe do kthehen bosh.
Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave, mallra ushqimore etj.
Ata kanë vendosur edhe pankarta në kamionët e tyre. “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, “S’po hjekim kufi, po qesim kufi” janë disa nga pankartat e vendosura në kamion.
Sigal