RTSH transmeton ndeshjet e ekipeve të huaja në vend të Kombëtares

243
Sigal

Sot, Shqipëria luan në transfertë kundër Islandës, ndeshja e parë pas 3 muajsh për Kombëtaren tonë. Kjo sfidë, është e para për Shqipërinë në Nations League, ku garon në League B në grupin 2.

Kjo sfidë, edhe pse shumë e rëndësishme për kombëtaren tonë, nuk do të transmetohet nga kanali komëbtar, RTSH. Kjo gjë, ka nxitur edhe tifo-grupin zyrtar të Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi, që e kanë konsideruar këtë gjë si të pafalshme dhe të patolerueshme!

Reagimi zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi

Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.

Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja.

Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.