‘Rrugorja’ kontrolle kudo nëpër Tiranë, arrestohen 4 shofera të dehur, 11 të tjerë rrezikojnë patentën: Alkooli mpin trurin

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e Tiranë për të parandaluar drejtimin e makinën nën efektin e alkoolit.

Kontrollet nga ana e Policisë kanë nisur që prej orës 22.00 të mbrëmjes dhe ka vijuar deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Sigal

Nga 256 teste alkooli të bëra deri në orën 02.50, u konstatuan 11 shoferë që i jepnin mjetin nën ndikimin e alkoolit, të cilët rrezikojnë pezullimin e patentës.

4 shoferë të tjerë u arrestuan pasi po qarkullonin në gjendje të dehur, ndërsa 241 të tjerë ishin brenda limitit të lejuar.

“Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar për të bërë aksident. Alkooli vret jetën njësoj si dhe shpejtësia. Përdorni mjetet e transportit publik në rast se konsumoni alkool,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

POSTIMI I PLOTË: