Rrugët “ferri” i makinave, 114 vetë humbasin jetën. Vrasjet mafjoze të Elbasani dhe kapitullimi i Policisë

314
Sigal

 

Në janar-gusht 2020 në raport me një vit më parë, fatkeqësisht 114 persona humbën jetën për shkak të aksidenteve. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se drejtimi i mjetit në rrugë mbetet ende problematik, ku barra më e madhe bie mbi drejtuesit e mjeteve.“Në muajin Gusht 2020 numërohen 130 aksidente rrugore, nga 152 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2019, duke u ulur me 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetëmujorin e 2020, numërohen 765 aksidente rrugore nga 1.014 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e 2019, duke u ulur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 156 persona nga 230 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 32,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2020, është 980 persona nga 1.418 persona, duke u ulur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 persona të vdekur në Gusht 2019. Në tetëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 114 persona nga 137 persona në të njëjtën periudhë të një viti më pare” vlerëson INSTAT.Teksa në mbi 90 për qind të rasteve shkak janë shoferët duket se këmbësorët janë ndërgjegjësuar në raport me një vit më parë pasi numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së tyre ka qenë me ulje.Në tetëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 14,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21,5 %, krahasuar me një vit më parë” thuhet në njoftim.