Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Krujë, konfirmohet një rast i ri

326
Sigal

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të dielë në Krujë duke e çuar në 64 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Burime bëjnë me dije se rasti më i ri është një mashkull, i cili  mësohet se ka pas kontakt me rastet e tjera të infektuara.

Ndërkohë sderi më tani numri i personave të infektuar në vendin tonë është 856, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe janë shëruar deri më tani 627.