Rritet çmimi i ujit? Dervishi: Po shqyrtojmë kërkesat e 10 kompanive

526
Sigal

TIRANE – Shoqëritë e Ujesjellës Kanalizimeve kanë kërkuar rritjen e çmimit të ujit. Këtë deklaroi kreu i Entit Regullator të Ujit, Avni Dervishi në prezantimin e raportit të performacës së shoqerive të ujit për vitin 2013.

“Rreth 10 operatorë nga 58 kanë aplikuar këtë vit për rritjen e çmimit të ujit, kërkesa e tyre vjen në bazë të ligjit dhe metodologjisë për tarifat. Kërkesat e tyre janë në proces shqyrtimi, një pjesë e tyre nga 10, 8 prej tyre kanë një plan biznesi të mbeshtetur nga qeveria dhe donatorët e huaj. Kërkesa e tyre për rritje tarifash vjen me argumentin për përmirësimin e situatës finaciare dhe cilësinë e shërbimit”, deklaroi Dervishi. 

Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani akuzoi pushtetet lokale se abuzojnë me buxhetin e shtetit për prodhimin e ujit. Sipas tij 180 milione dollarë investime për prodhimin e ujit shkojnë dëm, ndërsa deklaroi se përgjegjësit për ketë situatë do të dalin para drejtësisë.

“Nga 270 milione dollarë që harxhojmë në vit për të prodhuar ujë, arrijmë vetëm 89 milion, ndërsa pjesa tjetër 180 milione dollarë shkojnë dëm, shkojnë në lumë. Kemi ndertuar rreth 150 milione euro investime impiante ujrash të ndotura në gjithë vijën bregdetare dhe sot nuk funksionon asnjë. Kjo tregon edhe njëherë se çfare bëjnë kryetaret e pushtetit lokal që se kanë fare në idenë për sherbimin e furnizimit me ujë.  Na rroft ne ligji për decentralizimin, se atje në terren funksionon një ligj tjetër. Do të ketë një përgjegjës për ketë punë. Secili që është në kryet të këtyre punëve do të japi llogari”, deklaroi Manjani.