Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

490
Sigal

Ditën e sotme, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe do të ketë vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

IGJEUM parashikon se nuk do të ketë reshje shiu. Ndërsa temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në zero gradë.

Parashikimi:

(E premte, dt.31) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

(E premte, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 15 °C

në vendet e ulëta: 3 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 9 °C

ERA

(E premte, dt.31): era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.